E qëlluan me çifte për ta vrarë, por u shpëtoi plumbave, kapen dy autorët

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi tre ditë më parë akuzohen se qëlluan me armë gjahu në drejtim të një personi, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat.

Ngjarja ka ndodhur në datë 30 dhjetor në fshatin Dukas. Ka qenë 60-vjeçari me inicialet A.H. që ka denoncuar se dy persona qëlluan në drejtim të tij me armë zjarri.

Nga hetimet rezultoi se autorët, sipas policisë janë A. G. dhe V. L. të dy nga 34 vjeç, banues në Patos, të cilët u arrestuan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur arsyet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”/noa.al/