Murati e quan ‘të kapur’ Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në Facebook se greva e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë e paralajmëruar për të enjten, më shumë kanë synime politike sesa për realizimin e të drejtave të personelit shëndetësor.

Madje, Murati këtë federatë e quajti të kapur.

“Zaten, nuk ka mundur të ketë shtet të kapur, pa disa sindikata fort të kapura”, ka shkruar ministri Murati.

Këtij i reagoi Blerim Syla, kryetari i FSShK-së i cili ministrin e quajti të papërgjegjshëm derisa shkrimin tij e quajti shantazh.

Kryetari i Federatës së Sindikatave ftoi stafin shëndetësor që të enjten t’i bashkohen grevës, dhe nëse sipas tij Projektligji për Pagat nuk hartohet në bashkëpunim me Sindikatat atëherë greva do të vazhdojë.