E quajnë “hajn” Veselin, përleshën aktivistët e VV-së me ata të PDK-së

Derisa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po mbante fjalim në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë quajtur “hajn” Veselin.

E pas këtij momenti kanë ndërhyrë disa aktivistë të PDK-së, të cilët janë përleshur me ata të VV-së, por që më pas ka ndërhyrë policia.