E rëndë në Prishtinë: Një grua tenton t’i vë zjarrin një shtëpie, flakët e përfshijnë edhe atë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kalabria (ish-Emshir) të Prishtinës, ku një grua dyshohet se është përfshirë nga flakë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima për motive ende të panjohura ka tentuar që t’i vë flakën një shtëpie e që më pas zjarri ka kaluar edhe në trupin e saj.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.