Grabitja me dhunë në Memaliaj, zbulohet shuma që morën hajdutët

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Memaliaj.

Është grabitur banesa e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku autorët e maskuar kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh.

Sipas gazetares Metaj, autorët kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.

Nga raportimet e para, mësohet se ai jetonte i vetëm në fshat, pasi fëmijët i kishte në emigracion