E rëndë: Vdes 41-vjeçari në Prizren pasi duke peshkuar ra në kontakt me rrymën

Personi me iniscialet, F.S (41-vjeçar) ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rryma elektrike duke peshkuar në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se rreth orës 16:40 kanë pranuar informatën se në fshatin Romajë- Prizren një person derisa po peshkonte në lumë me gjenerator elektrik është goditur nga rryma elektrike.

“Viktima ( F.S.1983) me lendime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët kompetentë i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpetojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”, konfirmoi Bytyqi.

Ai shtoi se patrulla policore bashkë me njësitë tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hapur rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi

Lini një Përgjigje