Zjarri në Prapashticë nuk u shua për tri orë

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmë malin në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

Sipas banorëve, zjarri ka nisur në ora 19:00 dhe nuk është shuar deri në orën 21:00.

Në këtë pjesë ka shtëpi banimi, por që për fat të mirë nuk janë shumë afër dhe nuk rrezikoheshin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e zjarrvënieve në mbarë territorin e Kosovës.