E rëndë: Vret veten një 32 vjeçare në Lipjan

Një 32-vjeçare nga fshati Sllovi i Komunës së Lipjanit ka bërë vetëvrasje mesditën e së hënës.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë konstatuar vetëvrasjen e L.G., derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Të gjitha ekipet e Policisë, hetuesisë dhe stafi mjekësor aktualisht janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Ende nuk dihen shkaqet”.