E rrallë, në SHBA gjendet gjarpër me dy koka (video)

Një gjarpër i rrallë me dy koka është gjetur në një pyll në shtetin amerikan New Jersey.

Zvarraniku, i quajtur Double Dave, u zbulua muajin e kaluar dhe u mor nga një grup që merret me kujdesin e mjedisit.

I bashkuar në trup, gjarpri helmues ka dy koka plotësisht të formuara, katër sy dhe dy gjuhë të shkrepura – të cilat funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

“Do të ishte mjaft e vështirë për këtë gjarpër të mbijetojë në natyrë”, tha ambientalisti Dave Schneider.

Ai tha se gjarpri ngurtësohet kur përpiqet të shpëtojë, dhe do të kishte qenë një kapje e lehtë për grabitqarët.