Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërkaq në vise malore pritet të ketë edhe borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.