E rrallë, Rron Gjinovci e kritikon Kurtin: Je ka shkon rrugës së Hashimit haver

Rron Gjinovci është analist dhe ish-moderator, i cili njihet për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Por në një status të fundit, z. Gjinovci ka bërë një gjë që rrallë shihet në statuset e tij.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Më saktësisht, idenë e Kurtit për rrugën që lidhe Prizrenin me Tetovën, e cila parashikohet të kushtojë 200 milionë euro.

Gjinovci shkroi se Kurti është rrugës së Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, që ishte një nga rivalët më të mëdhenj të Kurtit.