Edhe Agim Veliu thyen heshtjen, thotë disa fjalë për koalicionin me VV-në

Edhe nënkryetari i LDK-së, i cili ishte një ndër zërat më skeptik për koalicion me VV-në, Agim Veliu ka reaguar pas konfirmimit të arritjes së marrëveshjes.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Veliu ka thënë se vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin.

“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”, ka shkruar Veliu.