E rrezikshme: Shoferi del pa një gomë me kamion në rrugën Prishtinë-Pejë

Në magjistralen Prishtinë-Pejë një shofer është fotografuar duke vozitur kamionin e tij, pa një gomë, vetëm në fellne.

Rruga Prishtë-Pejë është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në Kosovë dhe shumë shpesh ka aksidente.

Aksidentet në këtë rrugë zakonisht bëhen nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe moskujdesi.

Metro ka siguruar disa fotografi, ku një kamion sot shihet në këtë rrugë pa një gomë.

Qarkullimi me këtë mjet në rrugë pa gomë është tejet i rrezikshëm dhe mund të sjell shumë pasoja.

Sipas Nenit 251 të Ligjit Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor thotë se Policia gjobit çdo shofer që lëviz me mjetin e tij me gomë të dëmtuar ose të vjetëruar.

Një kundërvajtje e tillë dënohet me gjobë prej 40 eurosh nga Policia e Kosovës.