Isa Mustafa sërish “luan” me VV, kam qef të arrijmë marrëveshje që nesër!

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për koalicionin me VV-në, derisa tha se edhe partia e tij kanë dëshirë që marrëveshja të kryhet nesër në mëngjes.

Mustafa tha gjithashtu se janë duke bërë përpjekje për arritje të marrëveshjes.

“Edhe ne kemi dëshirë me u kry nesër në mëngjes, po bëjmë përpjekje”, deklaroi kreu i LDK’së.

Mustafa ka konfirmuar gjithashtu se sot nuk do të takohet me Albin Kurtin.

“Sot skemi takim me VV, kemi takime tona”, ka thënë ai.

Takimi i fundit në mes të dy liderëve ishte të shtunën, derisa zgjati më shumë se tre orë. Mirëpo, as ky takim nuk shënoi asnjë progres në bisedimet në mes të

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti që po synojnë së bashku krijimin e koalicionit qeverisës.