E shiti miellin 80 euro përmes Facebook-ut, arrestohet vushtrriasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një qyetar nga Vushtrria, i cili ka shitur miellin përmes rrjetit social Facebook.

Vushtrriasi ka njoftuar në Facebook se ka miell për të shitur me çmim 80€.

“Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunalë kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.