E shpallë botërisht Muharrem Nitaj: Këta deputetë votuan PRO e këta KUNDËR Ligjit për Sponsorizim e Sportit (dokument)

Deputeti Muharrem Nitaj e ka zbuluar listën e deputetëve që votuan pro dhe kundër Ligjit për Sponsorizim, i cili ngjalli debat të madh ditëve të fundit

Muharrem Nitaj, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka zbuluar sot listën e deputetëve që votuan pro dhe kundër kalimit të Ligjit për Sponsorizim.

Moskalimi i këtij ligji ngjalli debat ditëve të fundit, ndërsa sportistët kërkojnë që sa më shpejt të jetësohet ky ligj, i cili konsiderohet si shpëtim për sportin.

“Kush votoi PRO Ligjit per sponsorizimet ne sport e kush ishte KUNDER!

Kjo eshte Lista! Mos na futni te gjitheve ne nje thes aman! MN”, ka shkruar fillimisht Nitaj në Facebook.

Ai uron që ky ligj të kalojë në seancën e nesërme parlamentare.

“Shpresoj se ata qe nuk moren pjese ne votimin e ligjit, do te nderrojne mendje ne seancen e neserme!”, ka përfunduar Nitaj.

Këto ditë u bë debat në mes të partive se kush ishte kundër e kush pro për votimin e këtij ligji.

Siç shihet nga dokumenti, LDK dhe LVV në tërërsi si dhe disa deputetë të PSD-së nuk e kanë votuar fare për këtë ligj.

Ja dokumenti i plotë i shpallur nga deputeti Muharrem Nitaj: