E turpshme: Zyrtari mitrovicas i VV-së Imer Fejza e quan gazetaren e “Nacionales” ndërmjetësuese të Serbisë

Zyrtari mitrovicas i Lëvizjes Vetëvendosje, i punësuar në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Imer Fejza e ka quajtur sot gazetaren e mediumit “Nacionale”, Besarta Hoti ndërmjetësuese të Serbisë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan “Mitropol”.

Ai ka akuzuar gazetaren Hoti si ndërmjetësuese të Serbisë pas pyetjes që ajo i drejtoi Kurtit, duke e pyetur se si do vepronin në rast se Serbia do kërkonte shkëmbim mes policëve të rrëmbyer dhe kriminelit Llune të arrestuar në veri.

Sjellje të ashpër ndaj gazetares pati edhe vet kryeministri Kurti gjatë konferencës për medie.

Postimi i plotë nga Fejza:

Sot në konferencën për media të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Serbia fashiste që rrëmben polic në territorin e Republikës tonë ka dërguar “ndërmjetsuesen” e vet “gazetaren” nga “Nacionale”, Besarta Hoti, për të pyetur për shkëmbimin e tre policve dhe një krimineli.

E turpshme, e pa falshme, e gërrditshme.