Thaçi flet pas intervistimit në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas intervistimit nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai tha se përkundër faktit që ka zgjatur dëshmia e tij, kanë pasur seanca produktive.

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojë me paanshmëri dëshminë time.

Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar.

Lufta e jonë ka qenë e drejtë, ka qenë luftë për liri.

Pikërisht për këtë kemi pasur përkrahje të shumta.

Historinë tonë s’mund ta ndryshojë askush, është e drejtë e pastër, jemi krenar”, u shpreh ai.