Zana Avdiu ofendoi rëndë Xhakën, reagon ashpër babai i Granitit në lidhje direkte

Analistja, Zana Avdiu përmes një postimi në Facebook, ka kaluar në ofendime ndaj futbollistit kosovar, Granit Xhaka duke e quajtur rrugaç, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë deklaratë, ajo është ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7, për ta sqaruar teksa theksoi se po ta pyesnin Xhakën, do të thoshte se s’do ta bëjë.

“Ajo çka e thashë edhe nëë fillim. Lojtarët është dashur të mos bien në presionin e madh ndaj një ekipi që s;di ta ndaj sportin as artin nga politika. Duke e pa se dy ditë rend krejt ne merremi me një gjest që e degradon fytyrën e vet Granitit. Të gjitha gjërat ranë në hije me atë gjest të Granitit. Festa e golit të parë, shqiponja e tifozes nga Kosova. Fakti që Shaqiri hyri në mesin e Ronaldos e Messit në rekorde, të gjitha Çka përfaqëson ai akt. Po ta pyesim tani Xhakën do të thoshte se s’do ta bëjë, njëjtë sic e mohoi arsyen se pse e veshi fanellën e Jasharit”, tha Avdiu.

Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurrë merret me një fjalë rrugaç, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është që gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.