E vrau kolegu, rrëqeth me fjalët e motra e policit të ri: Drita e syve të mi ma këpute shpirtin

Një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ka tronditur Kosovën. Bëhet fjalë për vrasjen e një efektivi policie në moshë fare të re nga kolegu i tij në mënyrë aksidentale.

F.K qëlloi padashje Lirim Haxhollin i cili nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra nga arma dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-së.

Familjarët e tij kanë njoftuar ditën e sotme se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, motra e Haxhollit ka përlotur shumë persona

“O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe! Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, shkruhet në postimin e saj.