E “zbulon” Baton Haxhiu: Javës tjetër formohet Qeveria e re, pa Vetëvendosjen e PDK-në

Gazetari Baton Haxhiu ka theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re. Ai në një intervistë në T7, ka theksuar se javës tjetër mund ta kemi qeverinë e re.

“Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas Haxhiut nëse brenda 15 ditësh Vetëvendosje nuk kthen përgjigje për mandatarin, atëherë presidenti të drejtën e mabdatarit do t’i jap LDK-së.

Sipas tij, nëse partia tjetër brenda 10 ditësh nuk e formon qeverinë, atëherë brenda 45 ditësh vendi shkon në zgjedhje të reja.Ndryshe, Kurti thotë tha se pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje, duke thënë se nuk mund të formohet qeveri e re.