Ecje deri te vendi i betejës legjendare, vendi i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar

Koshare 🇦🇱🇽🇰

Alpinistë nga maqedonia e Veriut vizitojnë memorialin në Koshare

Vendi i betejës legjendare, vendi i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

ShBA Pashtriku nga Gjakova na mbajti orë historike në vendngjarje. Krejt ngjarjet që i kemi dëgjuar për këtë betejë vendimtare, na i spjeguan nikoqirët që nga fillimi i ecjes te Kompleksi memorial “Dëshmorët e Koshares” e duke kaluar nëpër vendet e luftimeve dhe monumenteve përkujtimore të heronjve të luftës çlirimtare të 99-tës në Rrasën e Koshares.
Ecëm edhe ku ka patrulluar ushtria jugosllave, në pikat vrojtore kufitare dhe përreth gurëve kufitar, tani të lënë të rrënuar si simbolikë se ai kufi që ata gurë shënonin, u THYE.

Kaluam edhe përreth kazermës së asaj ushtrie të bombarduar nga NATO, edhe atë dy herë.

Poashtu, nderuam bjeshkatarin gjakovar Sahit Mula.

LAVDI dëshmorëve të rënë për liri!

Falemnderojmë shba PASHTRIKU për mikpritjen vëllazrore në këtë vend që duhet kujtuar përherë.