Edhe Grenell mbështet mbajtjen e mocionit kundër Qeverisë Kurti

I dërguari i posaqëm i Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka përkrahur postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett se mocioni për rrëzimin e Qeverisë duhet të mbahet, transmeton Periskopi.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka shtuar Kosnett.

Nesër prej orës 11:00 pritet të nisë seanca.