Edhe në këtë qytet të Kosovës shi i stuhishëm (video)

Në orët e pasdites edhe në Vushtrri ka filluar një shi i madh.

Edhe pse paradite ka qenë një mot i mirë, në orët e pasdites ka filluar një shi i papritur e i stuhishëm.

Si gjithmonë rrugët e Vushtrrisë menjëherë pas shiut shndërrohen në lumenj të vëtetë dhe vështirësojnë veçanërisht qarkullimin e këmbësorëve.

Përveç në qytet, edhe në fshatrat e Vushtrrisë ka rënë shi poashtu shumë i rrëmbyeshëm.

Pritet që gjatë tërë javës në territorin e Kosovës të ketë të reshura të shiut.

Videot që kanë ardhë në redaksinë e Fokusi.info e dëshmojnë këtë: