Tabela e Ligës Premier, nëse VAR-i nuk do të përdorej (tabela)

Nëse nuk do të ishte përdorimi i VAR-it, Liverpooli do të kishte gjashtë pikë më pak në këtë sezon.

The Reds aktualisht është 13 pikë përpara vendit të dytë Leicesterit, e që po vazhdojnë të jenë në qendër të kritikave se po ndihmohen nga teknologjia.

Jurgen Klopp e ka kritikuar mënyrën se si po përdoret VAR-i në Ligën Premier, derisa pa të tabela do të dukej ndryshe.

The Sun ka bërë një tabelë se si do të duket tabela nëse teknologjia nuk do të përdorej në ligën angleze.

Manchester City do t’i kishte tri pikë më shumë, që do të thotë se ata do të ishin në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Liverpooli.

Tottenham Hotspuri që thuhet se ka përfituar nga VAR-i, do të ishte në pozitën e 12-të, mirëpo aktualisht janë në të gjashtin.