Edhe një deputete e PDK-së infektohet me koronavirus

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu është infektuar me COVID-19.

Kështu bën të ditur ajo përmes një postimi në Facebook ku thotë se me këtë virus është infektuar edhe gjyshi i saj.

Ajo tha se deri më tani kanë simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem  shëndetësor.

Postimi i plotë:

Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor.

Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët.

Lladoc, Podujevë.