Vrasje në Soniq të Rahovecit, arrestohet një familjar i viktimës

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Soniq të komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, zyrtarët policorë kanë arrestuar një familjar të viktimës si i dyshuar kryesor në këtë rast.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj njoftoi se rasti si fillim është trajtuar si plagosje, por që përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i plagosuri në këtë rast nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, deklaroi Gjurkaj./Fokusi.info/