Edhe një tjetër mjek kosovar vdes nga koronavirusi

Ka humbur betejën me COVID-19 edhe një tjetër mjek i njohur kosovar, shkruan fokusi.info.

Bëhet fjalë për Sylejman Dullën, i cili ishte Anesteziolog në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, deputeti Haxhi Avdyli, i cili tha se kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë.

Shkrimi i tij i plotë:

Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë, ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK.

Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.