“Qysh bre është duke bërë mirë me veriun”, Limaj kritikon Kurtin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Albin Kurti është duke shkuar në mënyrë të sigurt për të rrënuar krejt çka është punuar deri më tani.

Limaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, dukr folur për punën e Qeverisë Kurti, ka thënë se Kurti është duke shkuar në mënyrë të sigurt në krijimin e një diktature.

“Po na e kthen një far regjimi që ky popull shumë shpejt ka me pa, duke tentuar me i fut në dorë të gjitha vetë”.

Ai ka shpreur paknaqësi edhe ne menaxhimin e veriut nga ana Qeverisë.

“Qysh bre është duke bërë mirë me veriun, a janë kah ju shohin sytë. Çka ka në veri sot?…krejt janë aty, vetëm e kanë urdhërin e Vuçiqit me hesht, asgjë nuk ka ndryshuar, do ta shohim udhës. Dhe, kjo çka po ndodhë, ky është shqetësimi im. Ky mashtrim i madh dhe ky vrapim me lehtësi i njerëzve me u mashtruar, kjo është shqetësuese për mua”, ka thënë Limaj.