Edi Rama: Asnjë tradhëti burra!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshëndetur marrëvrshjen e nënshkruar sot në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në twitter, Rama ka thë se kjo marrëveshje s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare.

Statusi i plotë:

ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!