Gjenerali Kudusi Lama e boton librin “UÇK përballë shpifjeve”

Shtëpia botuese “Olymp” do të promovojë sot në Prishtinë librin “UÇK përballë shpifjeve” të autorit gjeneral Kudusi Lama. Promovimi do të mbahet në orën 12:00, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Për librin do të flasin njohës të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe protagonistë të ngjarjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prof. dr. Kudusi Lama, i njohur si Gjenerali i luftës së Kosovës, është autor i disa librave nga fusha e studimeve ushtarake dhe të sigurisë, gjithashtu, ka botuar edhe libra publicistikë dhe nga fusha e mendimit politik.

Përmes librit “UÇK përballë shpifjeve” ai i kundërvihet procesit gjyqësor që Gjykata Speciale në Hagë po ushtron ndaj ish-liderëve të UÇK-së.