Edi Rama i ka dhënë një kahje tjetër skemës së ndihmës sociale në Shqipëri

0
353

Janë përjashtuar njerëz nga ndihma sociale, Rama thot se janë të aftë për punë.

Kryeministri tha se një pjesë e madhe e atyre që janë larguar nga skema, janë të aftë për punë, por refuzojnë të punojnë.

“70 për qind e atyre që kanë pretenduar të përfshihen dhe nuk janë përfshirë në skemë janë të moshës 24-45 vjeç dhe plotësisht të aftë për punë. Unë nuk mund ta pranoj që fabrika të rrezikojnë të falimentojnë për shkak se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër, ata që janë të aftë për punë të kërkojnë ndihmë ekonomike ndërkohë që u ofrohet punë. Po flas për fabrika konkrete që mbeten me vende të lira pune, sepse njerëzit refuzojnë të punojnë”, ka deklaruar Kryeministri.

Por, mes atyre që kanë mbetur jashtë, Rama pranoi se mund të ketë edhe familje vërtet në nevojë.

“Jemi në proces verifikimi dhe rivlerësimi. Ka raste që nuk përputhet rezultati i skemës me familje në nevojë dhe do të gjendet rruga për t’i përfshirë këto familje në këtë skemë”, ka vijuar ai.

Sipas Kryeministrit, skema e ndihmës ekonomike po përdoret politikisht nga opozita.

“Në këtë fazë do të shikoni përditë histori manipulimi me këto raste”, u shpreh kryeministri Rama./tch/.