Kurti takon kryetarin e koalicionit boshnjak

Komuniteti boshnjak në Kosovë do të kenë dy përfaqësues në Parlament.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti, në një takim që pati sot me Rasim Demirin nga ky koalicion.

Përmes Facebook, Kurti tha se me Demirin kanë biseduar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sfidat ekonomike të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re.