Edi Rama ka ndërmjetësuar lirimin e 3 policëve të Kosovës?

Në emisionin e Blendi Fevziut mbrëmë u tha se po qarkullon një informacion i pakonfirmuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e ndërmjetëson lirimin e 3 policëve të Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Po ashtu, Fatmir Sheholli ka thënë se Edi Rama ka kryer një punë të madhe dhe se sot do ia dëgjojmë ‘krismën’, duke mos e saktësur se nëse bëhet fjalë për lirimin e policëve.

Ky informacion nuk është konfirmuar ende.

VIDEO NGA EMISIONI I BLENDI FEVZIUT: