Ky pritet të jetë deputeti i ri, zëvendësues i Veselit

Rregullorja e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës parasheh që në rast se një deputet largohet nga pozita e tij për arysye të ndryshme, pasohet nga një kandidat që ka më së shumti vota, sipas gjinisë së njëjtë.

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njoftoi sot se pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, ka vendosur që të jap dorëheqje nga pozitat publike e partiake.

Rrjedhimisht, i bie që kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Nura, pritet ta zë ulësen e Kadri Veselit, pasi ka vota më shumë sesa kandidatët e tjerë që kanë garuar në listën e PDK-së, të cilët nuk kanë arritur të hyjnë në Kuvend.

Ndërkaq, nuk dihet akoma se a do të ketë zëvendësues edhe Rexhep Selimi, pasi ky i fundit publikisht nuk ka njoftuar për dorëheqjen.