Liverpool u shpall sonte për herë të parë Kampion i Botës për klube.
“Reds” në finale mposhtën ekipin brazilian, Flamengon pas 120 minutave falë një goli të Firminos në minutën e 99-të.
Pak minuta iu dhuruan edhe Xherdan Shaqirit, i cili festoi kështu për herë të dytë këtë titull.
Pas ndeshjes, ai shkroi në profilin e tij në Facebook: “Kampion të Kupës së Botës për klube”, duke ia bashkangjitur një fotografi të momentit të ngritjes lartë të trofeut.
Ai herën e parë e kishte fituar me Bayernin në vitin 2013 kur edhe kishte qenë startues në atë ndeshje.
/Indeksonline/