Edita Tahiri thotë se diplomacia e Kosovës po tregon mungesë elementare sa iu përket reagimeve për zhvillimet në botë

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kritikuar diplomacinë e Kosovës sa i përket reagimit për situatën në Izrael dhe zhvillimeve në Bjellorusi.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se reagimi i vonshëm në mbështetje të Izraelit pas sulmeve nga Hamasi dhe reagimi i menjëhershëm e i pamatur në zhvillimet Bjelloruse, tregojnë mungesën e njohurive elementare të diplomacisë së Kosovës.

“Një qasje e tillë dëmton Kosovën në planin ndërkombëtar”, ka shkruar Tahiri.