As Xherdan Shaqiri e as Isa Mustafa nuk janë tradhtarë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se as Xherdan Shaqiri e as Isa Mustafa nuk janë tradhtarë.

Morina ka thënë se ka patur dëshirë të madhe që Shaqiri të luante për kombëtaren e Shqipërisë, por nuk e ka quajtur tradhtar dhe se e ka mbrojtur nga ata që quanin të tillë.

Tutje Morina ka thënë se e njëjta gjë është edhe në politikë, dhe merr shembull Isa Mustafën që e quanin tradhtar sepse po e “shet” tokën e shqiptarëve, por ai nuk e quante ashtu.

Postimi i plotë i Morinës në Facebook:

Nuk them se ja qelloj, por duke mos bere vlerësime ekstremiste, nuk dal asnjehere ne kundershtim te plote me vetveten!

Per shembull: une kam patur deshire te madhe qe Shaqiri te luante per kombetaren e Shqiperise, por se kam quajtur asnjehere tradhtar. Bile e kam mbrojtur kur e kane quajtur ashtu!
Sot, kur Shaqiri luante per Liverpoolin, dhe simpatizuesit e Realit deshironin qe patjeter Barcelona te humbte, papritmas Shaqiri nga tradhtar, u shndërrua ne patriot!

E njejta gje eshte edhe ne politike!
Kur Isa Mustafa ishte kryeminister dhe quhej tradhtar qe po e “shet” token e shqiptareve, une nuk e quaja tradhtar!
Sot qe Isa Mustafa nuk eshte kryeminister, dhe bashkepunon me VV-ne, simpatizuesit dhe antaret e Albin Kurtit, nuk e quajne me tradhtar!!
Bile nje dite, kur mora nje shembull negativ, qe kishte te bente me Isa Mustafen, hiq mire nuk ju erdhi!

Njeriu mund te jete shkencetar i madh, mund te jete trim sa te duash! Edhe patriot i madh mund te jete, por te jesh i drejte, eshte shume e veshtire!