Efit tentojnë t’i marrin Instagramin pas sherrit me Luizin, familjarët e Efit dalin me njoftimin urgjent

Efit tentojnë t’i marrin Instagramin pas sherrit me Luizin,

Instagrami i Efit ka rënë pre e një sulmi kibernetik, pasi është tentuar që të hakohet dhe t’i shtohen ndjekës fake.

Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë miqtë e Efit të cilët menaxhojnë “Instagramin”. Përmes një postimi në “InstaStory”, ata thonë se kanë kthyer profilin privat pasi është tentuar që llogaria e banores së Big Brother Vip të hakohet.

“Instagrami i Efit sapo u kthye në privat për shkak të tentativave për hackim dhe përpjekjes së personave të tjerë për t’i blerë fake followers. E vetmja gjë që mund të them tani është WTF” shkruhet në InstaStory.

Dyshohet se pas këtij sulmi kibernetik qëndrojnë fansat e Luizit, pas debatit që Efi pati me këngëtarin shkodran dhe Kiarën.