EKSKLUZIVE: Dalin rezultatet e para, kush po prin në Maqedoni?

Ka filluar numërimi i kutive të votimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e sotme presidentciale.

Albeu.com mëson se deri në këto momente prin kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendaroski me 41.00% të votave ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE është me 37.68 % të votave. Kurse, kandidati shqiptar Blerim Reka ka 16.90 % të votave.

Pjesmarrja e përgjithshme ka qenë 34.13 % e votuesëve./albeu.com/