Ekspertë nga Zvicra me ligjërata për sigurinë e pacientëve në Kosovë

Një ekip i ekspertëve nga Qendra Klinike Universitare e Gjenevës (HUG) po mbajnë trajnime dhe ligjërata për mjekë dhe infermierë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve”.

Bëhet e ditur se gjatë shkëmbimit të eksperiencave me kolegë nga Kosova, ky ekip nga Gjeneva, theksoi rolin që ka kujdesi për pacientët, duke cekur edhe pengesat eventual në këtë praktikë bashkëpunuese që mund të shkaktojnë vonesa në mjekimin dhe kurimin e pacientëve dhe që mund të rrezikojnë sigurinë e tij.

Qëllimi i kësaj konference është për të përmirësuar sigurinë e pacientëve përmes praktikës bashkëpunuese midis mjekëve dhe infermierëve.

Poashtu, në këtë konferencë u tha se përmirësimi i sigurisë së pacientit është një nxitës i fortë për ndryshim, veçanërisht për të parandaluar ose shmangur ngjarjet anësore.

Gjatë konferencës do të flitet edhe për komunikimin i cili përfshin në mbi dy të tretat e ngjarjeve anësore të parandalueshme në kujdesin ndaj pacientit.

Në grupe më të vogla, kjo seancë ndërvepruese do të përqendrohet jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën dhe qëllimin e komunikimit. Ne gjithashtu do të diskutojmë aftësitë e udhëheqjes për të ndihmuar në menaxhimin e ekipeve dhe për të koordinuar kujdesin e pacientëve.

Rëndësi e veçantë do t’ ju kushtohet edhe protokolleve që udhëzojnë kujdesin e pacientit duke siguruar një proces të strukturuar. Duke përdorur shembuj për menaxhimin e dhimbjes dhe/ ose administrimin e hipoglikemisë, kjo seancë në grupe të vogla do të ofrojë mundësi për të ilustruar si një protokoll mund të mbështesë bashkëpunimin ndër profesional.