Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull andaj kërkohet kujdes dhe se qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

“Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje aty theksohet se “tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”.