Eksperti kushtetues jep lajmin e madh për Vetëvendosjen

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se vetëm VV mund të formojë qeverinë e Kosovës, ndryshe shkohet në zgjedhje.

Smaka po komentonte deklaratat e liderit të PDK’së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se nëse VV nuk mund të formojë qeverinë atëherë le të lëshojë rrugë.

“Vetëm VV’ja mund të formojë Qeverinë e re”, ka thënë Smaka.

“Janë vetëm dy mundësi që të votohet kandidati për kryeministër në Kuvend.

Sipas Kushtetutës janë 14 ditë afat pas marrjes së mandatit nga presidenti, që të votohet kandidati për kryeministër nga koalicioni ose partia fituese e zgjedhjeve.

Edhe nëse dështon herën e parë, përsëri në herën e dytë mandatari i jepet partisë së njëjtë, dhe nuk ka opsion tjetër përveç zgjedhjeve”, shtoi Smaka.