Shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji

Në Bulqizë ka shkuar në 100 numri i të prekurve nga helmimi që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pishëm.

Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella, i cili ishte dhe mjek roje mbrëmë tha se fluksi ka vijuar deri në orën 1 të natës, shkruan Top Channel.

Pas kësaj ore dhe deri tani në këto momente nuk ka. Ndërkohë sot pritet të dalin edhe analizat e ujit të pishëm.