Ministrat e PDK-së shkojnë në mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbledhur kabinetin qeveritar një javë pasi paraqiti dorëheqjen e tij.

Ndonëse, më herët u raportua se nuk do të marrin pjesë ministrat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ata janë paraqitur në mbledhjen e sotme, transmeton Indeksonline.

Në mbledhjen e cila është paraparë të nis në ora 14:00, po marrin pjesë thuajse të gjithë ministrat e PDK-së.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, Ministri i Financave Bedri Hamza, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, janë parë duke hyrë në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe, kjo është mbledhja e 112 e Qeverisë dhe ky është rendi i ditës: