Elon Musk, çipi i parë në trurin e njeriut brenda vitit

Brenda vitit, testet e para mund të fillojnë të përfshijnë çipe që funksionojnë si një ndërfaqe me kompjuterët në trurin e njeriut.

Kjo u njoftua nga Elon Musk në një postim në Twitter, pas provave të bëra me kompaninë e tij Neuralink mbi një majmun, të cilit ju vendosnjë çip që e lejoi atë të luante video lojëra me mendjen.

Ideja themelore e pronarit të Tesla dhe SpaceX, i cili nisi këtë projekt në vitin 2016, është që të jetë gjithmonë i lidhur me internetin përmes një çipi të implantuar në tru që na lejon të komunikojmë vetëm me fuqinë e mendimit.

Siç u shpjegua në vitin 2017 Alberto Sangiovanni Vincentelli, pionier i kërkimit mbi qarqet e integruar dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë në Berkley, i cili u shpreh: qarqet në tru janë tashmë një realitet, i testuar me sukses në fushën biomjekësore: le të mendojmë për shembull për ato që përdoren për stimulim të thellë të trurit në pacientët me Parkinson dhe Alzheimer, ose ata që lejojnë pacientët e paralizuar të lëvizin gjymtyrët robotike “.

Në rastin e Musk, në shkurt ai u kthye për të folur në lidhje me projektin duke dhënë një afat kohor për provat njerëzore në lidhje me çipin,, të dizajnuara për të implantuar inteligjencën artificiale në trurin e njeriut si një kurë e mundshme për sëmundjet neurologjike, të tilla si Alzheimer dhe Parkinson.

Implantet e çipave mund të lexojnë dhe shkruajnë aktivitetin e trurit.

Musk beson se ndërfaqet e trurit-makinës mund të bëjnë gjithçka, nga shërimi i paralizës deri te dhënia e njerëzve fuqi telepatike.