Elvis Naçi përzihet në punët që nuk i di, e bën fajtor një skifter për zjarrin në Australi

Zjarret në Australi kanë marrë vëmendjen shumë të madhe në botë pasi që kanë shkaktuar dëme të mëdha në natyrë, prona e madje ka marrë jetën e mbi 1 miliard qenieve të gjalla.

Gjatë hetimeve, përveç temperaturave të larta dhe motit të nxehtë dhe me erë, i cili rrit rreziun për t’u nisur zjarret, shkencëtarët e huaj kanë zbuluar nëntë kategori si shkaqet kryesore pse shkaktohen zjarret e përmasave të tilla në natyrë.

E ato janë pirja e duhanit, djegia e mbeturinave, zjarr vënie e qëllimshme, shinat e trenit – pasi kur treni ndalon ai shkakton disa shkëndija, zjarr kampi, përdorimi i mjeteve – si sharrë elektrike apo kosa bari me rrymë, fëmijët, vetëtimat e arsyet e tjera të ndryshme si armët e zjarrit, reflektimi i xhamit, mbrojtjet elektrike e kabllot e rrymës.

Megjithatë, Elvis Naçi si duket ka gjetur ‘fajtorin kryesor’ për zjarret në Australi.

Sipas tij, fajin e ka një skifter, që e cilëson si një zog të shthurur dhe dembel dhe që profeti Muhabet thitë se duhet asgjësuar.

Sipas Naçit, pasi që zogu është dembel, ai iu vë flakën pyjeve, për ta gjetur gati ushqimin.

Në një video të publikuar në faqen e vet në Youtube, ai thotë se kjo është vërtetuar edhe nga shkencëtarët./Gazeta Express/

https://www.youtube.com/watch?v=D5iPl6Citeo&feature=emb_title