Emërohen bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”. Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.

Ndërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit të kompanisë Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të kompanisë rajonale ujësjellësi “Bifurkacioni”.

Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kryesues, Kujtesa Ahmeti për anëtare, edhe Kujtesa Ramadani për anëtare./EO