Emërohet edhe një zëvendësministër në Qeveri

Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe një zëvendësministër të ri.
Ai është Besnik Berisha dhe do të jetë zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Berisha është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica.