Komiteti i Ministrave në KE pranon aplikacionin e Kosovës për anëtarësim

Komiteti i Ministrave në Këshill të Evropës ka pranuar të hënën aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.